Nga veriu në jug, këto janë 15 bashkitë që shkrihen nga reforma e re, ja si do të jetë bashkimi
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar propozimin e Partisë Socialiste, për Reformën e re Administrativo-Territoriale, me 85 vota pro. Ajo është kundërshtuar gjerësisht pasi redukton numrin e bashkive nga 61 në 46, duke shkrirë 15 bashki të vogla. Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën, Klosit me Matin dhe Rrogozhina me Kavajën. Në qarkun e Beratit, Dimali dhe Poliçani bashkohen me Beratin, ndërsa në qarkun e Fierit, Patosi bashkohet me Fierin dhe Divjaka me Lushnjën. Në jug të vendit, Selenica bashkohet me Vlorën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën dhe Libohova me Gjirokastrën. Në qarkun e Korçës, Maliqi bashkohet me Korçën, ndërsa në qarkun e Elbasanit, Cërriku dhe Belshi bashkohen me Elbasanin dhe Përrenjasi me Librazhdin. Deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar fortë propozimin e socialistëve, si të kalkuluar...
Burimi:
argjiroja.net