Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

Po hyjmë në muajt e fundit të vitit, periudhë kur qeveria finalizon projektbuxhetin dhe paketën fiskale që shoqëron atë. Me sytë te 2027-a qytetarët presin më shumë mirëqenie, rritje të pagave, pensioneve dhe përmirësim të shërbimeve publike. Nga na tjetër, bizneset më tepër lehtësi e mbështetje nga qeveria. Manifaktura e bëri hapin e parë duke paraqitur 6 kërkesa, njëra prej të cilave që tatimi mbi të ardhurat të nisë mbi nivelin e pagës minimale, shkruan A2. “Përllogaritja e tatimit mbi të ardhurat nga paga të nisë mbi nivelin e pagës minimale dhe që ky prag të ndryshojë automatikisht sa herë ndryshon paga minimale. Kjo masë do të shmangte rritjen automatike të barrës fiskale mbi të ardhurat e punëmarrësve si pasojë e ndryshimit të pagës minimale...