Nga stadiumet te përvoja e tifozëve/ Shefi i operacioneve në UEFA, Poisson flet për përgatitjet e EURO U-21 2027
Shqipëria po vijon përgatitjet për Kampionatin Europian U-21, që do të zhvillohet në vendin tonë në vitin 2027. Në kuadër të organizimit të turneut, UEFA ka nisur inspektimet në stadiumet dhe qytetet që do të mirëpresin ndeshjet e Kampionatit Europian. Gjatë këtyre vizitave po vlerësohen kushtet dhe kërkesat teknike të impianteve sportive, ndërsa janë evidentuar edhe përmirësimet dhe ndërhyrjet që nevojiten për t’i bërë stadiumet gati për zhvillimin e turneut. Në një prononcim për fshf.org, Guillaume Poisson, Drejtues i Operacioneve në UEFA, foli për rëndësinë e këtyre inspektimeve dhe për përgatitjet që po bëhen në qytetet pritëse. “Është vërtet shumë e rëndësishme për një vend si Shqipëria të ketë mundësinë të organizojë një prej turneve madhore të UEFA-s. Mendoj se kjo është një dëshmi e...
Burimi:
sportekspres.com