Nga Sigurimi te patronazhistët/ Krahasimi i fortë i gazetarit për qeverisjen Rama

Nga Sigurimi te patronazhistët/ Krahasimi i fortë i gazetarit për qeverisjen Rama

Gazetari Lavdrim Lita ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si po reagojnë ndaj protestës, duke argumentuar se nuk ka pasur reflektim real nga mazhoranca. Lita tha se Rama “vetëm protestën nuk ka dëgjuar fare” dhe se kryeministri, sipas tij, po kërkon mbështetje nga institucionet, ndërsa nuk po adreson kërkesat e qytetarëve. “Qeveria nuk po e dëgjon protestën. Duhet të kishte ndryshuar qeveria, kryeministri dhe qasja. Po bën sikur po e dëgjon”, deklaroi Lita. Gazetari akuzoi gjithashtu Partinë Socialiste se po synon, sipas tij, rikthimin e modelit të “partisë-shtet”, duke e krahasuar sistemin e patronazhistëve me praktikat e periudhës komuniste. Lita kritikoi edhe disa masa të paralajmëruara nga qeveria, përfshirë pajisjen me kamera të inspektorëve që vendosin gjoba, duke pretenduar se kjo...