NGA SENADA MEHMETI – Shqipëria që dua: Jo një shtet që i shërben pushtetit por që i shërben qytetarit

NGA SENADA MEHMETI – Shqipëria që dua: Jo një shtet që i shërben pushtetit por që i shërben qytetarit

Kur ish-drejtuesja e SHISH-it, Vlora Hyseni, vendoset nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe hetohet për vepra penale që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete, çështja nuk mund të shihet vetëm përmes fatit juridik të një individi. Përgjegjësia penale i takon drejtësisë dhe prezumimi i pafajësisë duhet respektuar deri në një vendim përfundimtar.Pyetja politike dhe institucionale është tjetër: a funksionojnë mekanizmat e kontrollit në mënyrë të tillë që problemet të identifikohen përpara se të shndërrohen në kriza institucionale?Nëse çdo krizë shpjegohet vetëm me “një person të gabuar”, atëherë nuk po analizojmë shtetin. Po analizojmë individin. Shteti modern nuk ndërtohet mbi besimin tek individi. Ndërtohet mbi sistemin: procedurën, kontrollin, gjurmueshmërinë e vendimmarrjes dhe një zinxhir përgjegjësie...