Nga Ruçi, Dokle e Dade te Topi, Mediu e Gjekmarkaj/ Politikanë të majtë e të djathtë i japin lamtumirën profesorit të socialistëve, Servet Pëllumbi (FOTOT)
Politikanë të majtë e të djathtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit profesorit të socialistëve, ish-kryetarit të Kuvendit dhe themeluesit të PS-së, Servet Pëllumbi. Që nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Arta Dade, Arben Malaj, te grupi parlamentar socialist i sotëm e deri te kundërshtarët politikë në sallën e Parlamentit, ish-Presidenti Bamir Topi, Genc Ruli, Fatmir Mediu, vendosën kurora me lule në ceremoninë e përcjelljes së një prej politikanëve më me integritet që pas viteve ’90. Të pranishëm ishin gjithashtu Presidenti Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama, ndërsa nga demokratët nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj. Servet Pëllumbi ka lindur në Korçë dhe pas viteve 90, ai ka kandiduar në këtë zonë elektorale. I ndjeri ka...
Burimi:
top-channel.tv