Nga Roma në Tiranë, statuja e Deas rikthehet në Butrint

Nga Roma në Tiranë, statuja e Deas rikthehet në Butrint

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka dhënë lajmin se Dea e Butrintit, e cila është koka e një skulpture të gjetur në sitin arkeologjik të Butrintit më 1928, është rikthyer në parkun arkeologjik. Pasi u zbulua gati 100 vite më parë, Dea e Butrintit u dërgua drejt Romës dhe më pas rrugëtimi i saj përfundoi në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, ndërsa tashmë do të jetë aty ku u gjet. “Rikthimi i Deas pasuron rrëfimin e Butrintit dhe u mundëson vizitorëve të shohin nga afër një dëshmi të jashtëzakonshme të historisë, artit dhe trashëgimisë sonë të përbashkët europiane”, thekson ministri. Ndërsa, po ashtu, Gonxhja tha se Butrinti po forcon rolin e tij si një prej destinacioneve kryesore të turizmit kulturor në Shqipëri, ku vetëm në...