Nga qelitë në hotele me 5 yje, Bardhi: Kush i lejoi këto privilegje?
Nga qelitë në hotele me 5 yje, Bardhi: Kush i lejoi këto privilegje? Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të Drejtorit të Policisë së Burgjeve në Komisionin e Sigurisë, lidhur me kushtet dhe sendet e gjetura në qelitë e të dënuarve të njohur si eksponentë të krimit të organizuar. Bardhi i ka cilësuar deklaratat skandaloze dhe të papërgjegjshme, duke akuzuar drejtuesin e institucionit se po përpiqet të justifikojë kushtet luksoze të krijuara në qelitë e burgjeve shqiptare. Sipas tij, në vend që të japë shpjegime se si u lejua që qelitë të shndërroheshin në ambiente luksi për persona të rrezikshëm të botës së krimit, Drejtori i Policisë së Burgjeve ka zgjedhur të relativizojë situatën me argumente se...
Burimi:
sot.com.al