Nga përplasja me tifozin përfundon në stol, Armando Broja nuk merr asnjë minutë te Burnley

Nga përplasja me tifozin përfundon në stol, Armando Broja nuk merr asnjë minutë te Burnley

Armando Broja vazhdon që të kalojë një periudhë të keqe te Burnley. Sulmuesi shqiptar nuk është aktivizuar për asnjë minutë në ndeshjen Wrexham-Burnley, e mbyllur në shifrat 1-1. Pasi hyri menjëherë në minutën e 45 në takimin e fundit kundër Bristol City, në atë humbje të Burnley, këtë herë Broja është lënë në stol për gjithë ndeshjen. Nuk dihet nëse ky vendim ishte për performancën e dobët të Brojës në atë përballje të kaluar apo për faktin se menjëherë pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar pati një përplasje me një tifoz të Burnley te parkimi i stadiumit. /Sport Ekspres/