Nga pagesat më të lira, te celulari pa roaming! Zbardhen përfitimet që sjell strategjia e re e BE-së për Shqipërinë dhe rajonin
Pagesa më të lira në euro, mundësi për të përdorur telefonin në vendet e Bashkimit Evropian pa tarifa shtesë roaming dhe lehtësira për tregtinë janë disa nga përfitimet konkrete që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mund të kenë nga integrimi gradual në BE. Komisioni Evropian ka prezantuar një qasje të re për afrimin e vendeve kandidate me strukturat dhe politikat evropiane, pa qenë e nevojshme që ato të presin anëtarësimin e plotë. Dokumenti strategjik, i titulluar “Mekanizmat e integrimit gradual përgjatë kapitujve të anëtarësimit”, synon që përfitimet të lidhen drejtpërdrejt me përparimin e secilit vend në reformat dhe negociatat e anëtarësimit. Pagesat në euro me kosto më të ulët Një nga shembujt konkretë të integrimit gradual është përfshirja në Zonën Unike të Pagesave në...
Burimi:
javanews.al