Nga ndërhyrja te Trump te Samiti i NATO-s! Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush
Ish-presidenti Hashim Thaçi, në intervistën ekskluzive për “Top Story” nga Haga, ka folur edhe për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë. Ai e konsideron këtë veprim si pikën më kulminante të historisë politike të Shqipërisë. “Edi e lehtësoi pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes. Samiti i NATO-së mund të jetë më i vështirë për përpjekjet e tij. Por, edhe Kosova duhet ta ndihmoj vetveten”, theksoi ai. Pjesë nga intervista: Grida Duma: Kryeministri Edi Rama i kërkoi Presidentit amerikan Donald Trump, në Bordin e Paqes, të ndërhyjë për të ndalur atë që e quajti “çmenduri” ndaj jush dhe bashkëluftëtarëve tuaj. A prisni një reagim konkret nga SHBA apo nga Presidenti Trump? Hashim Thaçi: Pres një aktgjykim të drejtë, të paanshëm dhe të...
Burimi:
javanews.al