Nga mbrojtës i protestuesve te gjobitësi i tyre, çfarë thoshte Edi Rama para 13 vitesh
Edi Rama i opozitës dhe Edi Rama pas 13 vitesh në pushtet duket se kanë qëndrime krejt të kundërta për ndëshkimin e protestuesve me gjoba. Sot, Policia e Shtetit po gjobit qytetarët që qëndrojnë para Kryeministrisë, edhe kur nuk zhvillojnë një protestë tradicionale, por thjesht qëndrojnë në këmbë me duart në xhepa. Autoritetet i konsiderojnë këto tubime të paligjshme, duke u mbështetur në Aktin Normativ të miratuar së fundmi me urgjencë nga qeveria Rama. Por qëndrimi i kryeministrit sot bie ndesh me atë që deklaronte kur ishte në opozitë. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Rama e cilësonte vendosjen e gjobave ndaj protestuesve si një akt poshtërues dhe një përpjekje të qeverisë për të frikësuar qytetarët e për t’i larguar ata nga protestat. “Këta janë...
Burimi:
gijotina.com