Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një alternativë më e përballueshme për pushime, në një kohë kur destinacionet e njohura ndërkombëtare, veçanërisht ato ishullore dhe të orientuara drejt turizmit luksoz, shoqërohen me kosto të larta. Sipas një artikulli të publikuar në blogun francez “Horticulture-Abadie-Pyrénées”, Shqipëria renditet ndër destinacionet që mund të ofrojnë një përvojë tërheqëse pushimesh me çmime më të përballueshme, duke u bërë një mundësi interesante për vizitorët, që kërkojnë të zbulojnë vende të reja pa shpenzime të larta. Belgët kanë nisur përgatitjet për pushimet verore. Edhe pse Franca, Belgjika dhe Italia mbeten ndër destinacionet më të preferuara, gjithnjë e më shumë vëmendje po u kushtohet edhe vendeve të tjera që ofrojnë alternativa të ndryshme për pushime. Kostoja e një udhëtimi...
Burimi:
javanews.al