Nga lokalet e natës te shtëpitë publike, goditet organizata kriminale shqiptare në Londër! 10 të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë (DETAJET)

Nga lokalet e natës te shtëpitë publike, goditet organizata kriminale shqiptare në Londër! 10 të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë (DETAJET)

Një hetim dyvjeçar i policisë britanike çoi në goditjen e një grupi të dyshuar kriminal shqiptar, që dyshohet se merrej me trafikimin dhe shitjen e drogave të rënda, tregtinë e mallrave të falsifikuara dhe shfrytëzimin e një shtëpie publike në Hounslow. Një operacion i gjerë i policisë britanike ka çuar në arrestimin e 10 personave dhe sekuestrimin e drogës, armëve dhe pasurive me vlerë të konsiderueshme, në kuadër të një hetimi ndaj një grupi të dyshuar kriminal shqiptar që vepronte në Londrën Perëndimore. Sipas raportimeve të medias britanike LBC, hetimet zgjatën rreth dy vjet. Autoritetet dyshojnë se grupi ishte i përfshirë në importimin dhe shpërndarjen e drogave të kategorisë A, tregtimin e produkteve të falsifikuara dhe administrimin e një shtëpie publike në zonën e Hounslow-t....