Nga Kosova-Serbia te Izrael-Hamasi, Trump liston në OKB tetë konfliktet e zgjidhura nga Amerika

Nga Kosova-Serbia te Izrael-Hamasi, Trump liston në OKB tetë konfliktet e zgjidhura nga Amerika

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përfshirë sërish Kosovën dhe Serbinë në diskutimet e tij për konfliktet ndërkombëtare, gjatë fjalimit të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Duke folur para liderëve botërorë, Trump e renditi tensionin mes Kosovës dhe Serbisë ndër tetë konfliktet që administrata amerikane ka arritur t’i zgjidhë ose të parandalojë përshkallëzimin e tyre. Ai e përshkroi angazhimin diplomatik të SHBA-së si një arritje të rëndësishme të administratës së tij. Në listën e konflikteve të përmendura nga presidenti amerikan ishin edhe përplasjet Izrael-Hamas, Izrael-Iran, Egjipt-Etiopi, Indi-Pakistan, Ruandë-Kongo, Armeni-Azerbajxhan dhe Kamboxhia-Tajlandë. Trump tha se përpjekjet diplomatike amerikane janë vlerësuar nga liderët e vendeve të përfshira dhe se, sipas tij, pothuajse të gjithë i kanë dërguar letra falënderimi. “Pothuajse...