Nga Kosova në Nju Jork/ Prefekti i Tiranës nga Times Square: Liri për çlirimtarët!

Nga Kosova në Nju Jork/ Prefekti i Tiranës nga Times Square: Liri për çlirimtarët!

Pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, një protestë e shqiptarëve është zhvilluar në Times Square të Nju Jorkut. Sipas një reagimi të publikuar nga prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, pjesëmarrës të diasporës shqiptare u mblodhën për të shprehur mbështetjen e tyre për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vite burgim në shkallën e parë. Hajdari publikoi në rrjetet sociale fotografi nga protesta dhe e cilësoi tubimin si një shprehje të mbështetjes së diasporës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas tij, pjesëmarrësit u bashkuan pavarësisht prejardhjes së tyre nga treva të ndryshme shqiptare. Në reagimin e tij, Hajdari shprehet se shqiptarët i bashkon historia e Kosovës dhe...