Nga Kosova në mesin e më të mirëve, Elena Sadiku nominohet për çmimin “Trajnerja e Vitit”

Nga Kosova në mesin e më të mirëve, Elena Sadiku nominohet për çmimin “Trajnerja e Vitit”

Trajnerja kosovare Elena Sadiku është nominuar për “Topin e Artë”, duke u përfshirë në garën për çmimin e trajneres më të mirë të vitit në futbollin e femrave. Ky është një vlerësim i madh për 32-vjeçaren nga Kosova, e cila në vitet e fundit është shndërruar në një prej emrave më të vlerësuar në futbollin evropian. Sadiku aktualisht drejton skuadrën suedeze Hacken, ndërsa më parë ka qenë në krye të Celticut në Skoci, ku pati një periudhë të suksesshme. Në listën e të nominuarve, Sadiku është në konkurrencë me Jonatan Giraldezin e Lyonit, Andree Jeglertzin e Manchester Cityt, Nils Nielsenin e Japonisë dhe Pere Romeun e Barcelonës. Ajo është e vetmja trajnere femër në këtë listë, një tjetër veçanti që e bën nominimin e saj...