Nga Kavaja në Tiranë e Durrës, zbardhen 6 vjedhje automjetesh. Arrestohen 2 persona
Një operacion i koduar “Cooperation” është finalizuar nga Policia në Kavajë, duke çuar në arrestimin e dy personave të dyshuar për një seri vjedhjesh automjetesh në disa qytete të vendit. “Kavajë/Finalizohet operacioni i koduar “Cooperation”, zbardhen 6 raste të vjedhjes. Kapen duke qarkulluar me një automjet të vjedhur dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, me prededent të theksuar për vjedhje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë. Gjatë operacionit dhe gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar 4 automjete, 3 targa dhe 3 çelësa automjetesh, 4 celularë, veshje të përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe mjete për hapjen e automjeteve. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, si rezultat i hetimeve të kryera për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, organizuan...
Burimi:
kohajone.com