Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka ndarë në rrjetet sociale një takim të zhvilluar në Kaliforni me shqiptarin Selim Çelmeta, ish-kampion i çiklizmit në Shqipëri, i cili tashmë ushtron detyrën e sherifit në SHBA. Hajdari ka shprehur vlerësimin e tij për Çelmetën, duke e cilësuar si një figurë që nderon familjen, miqtë dhe vendin e origjinës. “Selim Çelmeta, Sherifi në SHBA, që na bën krenar! Kënaqësi të takoja në Kaliforni mikun tim Selim Çelmeta, ish kampionin e çiklizmit në Shqipëri dhe Sherifin që mban gradën më të lartë, ndër gjithë shqiptarët që punojne në këto agjensi ligjzbatuese elitë në ShBA. Krenarë për këtë djalë Tirone, që nderon familjen e madhe patriotike Çelmeta, shokët e miqtë e tij të shumtë dhe Atdheun e ti”, shkruan Hajdari.
Burimi:
javanews.al