Nga interpelancat me 5 ministra, tek votimi i draftit për pagat e magjistratëve! Çfarë pritet në seancën e së enjtes në Kuvend, zbardhet rendi

Nga interpelancat me 5 ministra, tek votimi i draftit për pagat e magjistratëve! Çfarë pritet në seancën e së enjtes në Kuvend, zbardhet rendi

Kuvendi do të mblidhet ditën e enjte në seancë plenare (17 shtator), ku do të diskutohen një sërë çështjesh me rëndësi, mes të cilave do të ketë edhe disa interpelanca me ministrat. Sipas rendit të ditës të njoftuar nga Kuvendi, deputetët do të zhvillojnë katër interpelanca urgjente me ministrat e Mjedisit, Punëve të Brendshme, Arsimit dhe Shëndetësisë, të kërkuara nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Në seancë do të realizohet edhe një interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, e kërkuar nga deputeti Blendi Himçi. Në vijim, Kuvendi do të votojë disa projektligje, mes tyre ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën dhe Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë...