NGA HERVIN ÇULI – Lëreni të qetë shkodranen Klaudia Mikeli- Hila, ajo është viktima e vërtetë!

NGA HERVIN ÇULI – Lëreni të qetë shkodranen Klaudia Mikeli- Hila, ajo është viktima e vërtetë!

Unë e njoh Klaudia Mikelin-Hilēn qysh prej rinisë së hershme. Ishim komshinj dhe studentë në Akademinë e Arteve. Vajzë e një familje shkodrane të shkëlqyer, me një ëmbëlsi dhe personalitet të jashtëzakonshëm.Në kohën që u dashurua me Adi Hilën besoj kam qënë nga njerzit më pranë tyre. Na lidhi Akademia dhe aspiratat e mëdha për artin. Adi kishte rënë në dashuri me Klaudian dhe shumë biseda i ndanim në shtëpinë time. Disa kohë më pas, pamvarësisht nga disa ngerçe që mesa kujtoj kishin të bënin me një lloj frike te Klaudias dhe familjes së saj, mardhenia e tyre u bë e fortë! Ata u lidhen me njëri- tjetrin shpejt, jo vetem si të dashur, por si nje çift zyrtar.Adi vinte nga Vlora, ishte si gjithë...