NGA FLORIAN BJANKU – Shkodra, qyteti ynë i përbashkët: a kemi nevojë për emërtim apo përfaqësim?

NGA FLORIAN BJANKU – Shkodra, qyteti ynë i përbashkët: a kemi nevojë për emërtim apo përfaqësim?

Gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak po diskutohej projekti i ri për reformën administrative-territoriale dhe po kërkohej mendimi i Këshillit për Shkodrën. Unë fola për decentralizimin fiskal, autonominë vendore, përfaqësimin dhe nevojën për rajonet si nivel i dytë i qeverisjes.Mendimi im ishte se reforma e propozuar nuk i zgjidh problemet e Bashkisë Shkodër. Disa pjesë të fjalës u keqinterpretuan, me dashje ose pa dashje, dhe u shkëputën nga konteksti i diskutimit.Velipoja dhe Dukagjini, aty ku u krijua një situatë debati të panevojshëm, në opinionin tim, e kanë qytetin e tyre dhe ai është Shkodra. Këto zona kanë qenë historikisht pjesë e Shkodrës dhe e historisë së saj. Qendra e lidhjeve administrative, ekonomike, kulturore dhe shoqërore ka qenë Shkodra. Kjo lidhje është formuar edhe përmes...