Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan
11 vatra zjarri janë raportuar gjatë ditës së sotme në vend, ndërsa 3 prej tyre vijojnë të jenë aktive. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, 2 vatra janë nën mbikëqyrje, ndërsa 6 janë shuar plotësisht. Në terren janë angazhuar 119 forca operacionale vendore dhe lokale, 12 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë të Forcave të Armatosura. Vatrat aktive janë në Gallatë të Kurbinit, ku zjarri vijon në shkurre dhe pisha, por nuk rrezikon zonat e banuara; në Librazhd Katund, ku po ndërhyjnë forcat e MZSH-së; si dhe në Bularat të Dropullit, ku janë angazhuar forca zjarrfikëse, bashkiake dhe të Forcave të Armatosura. Edhe në këto zona nuk raportohen banesa në rrezik. Ndërkohë, në qarkun Dibër, zjarri në Lundre-Madhesh është shuar. Vatrat në Cerrujë, Mali i Allushit...
Burimi:
javanews.al