‘Nga Fevziu e mësova që kisha gjobitur Fevziun’- IRIQI bisedon me drejtuesen e AMA-s, Armela Krasniqi

‘Nga Fevziu e mësova që kisha gjobitur Fevziun’- IRIQI bisedon me drejtuesen e AMA-s, Armela Krasniqi

Iriqi:- Jo veç Klan, por edhe Syri e TV të tjera u gjobitën prej jush… Krasniqi:- Një qartësim, u gjobitën ato emisione që nuk i konvenojnë qeverisë. Iriqi:- Ç’domethënë nuk i konvenojnë? Krasniqi:- Që nervozojnë palloshin pra. Iriqi:- Kush është palloshi? Krasniqi:- Ai mo, që nuk ma mban t’ia përmend emrin. Iriqi:- Kuptova. E ke fjalën për Ramën? Krasniqi:- Atë e the ti. Unë veç lexoj SMS që më shkruan. Iriqi:- Rama të tha gjobiti? Krasniqi:- Në fakt gjobat u vunë në fillim, më pas… Iriqi:- E më pas? Krasniqi:- E më pas unë e mësova nga Fevziu që kisha gjobitur Fevziun. Iriqi:- Po a ia the? E sqarove? Krasniqi:- Jo, se ai e di qartë që ne asnjë mendim nuk kemi tonin, jo më...