NGA FABIO M. ROCCHI – Shkodra ka dhënë një kontribut themelor në profesionalizimin e muzikës shqiptare

NGA FABIO M. ROCCHI – Shkodra ka dhënë një kontribut themelor në profesionalizimin e muzikës shqiptare

Gjëja e parë që dua të them duke i paraqitur publikut koncertin e së shtunës është kjo: për mua është një mundësi fantastike të drejtoj këtë lloj repertori.Është e vërtetë që faza përfundimtare e formimit tim muzikor është zhvilluar në Shqipëri, por unë mbetem italian. Për këtë arsye, nuk ka qenë e lehtë të depërtoj në ritmet e përbëra, tipikisht ballkanike, të cilat janë të huaja për pjesën më të madhe të muzikës perëndimore (kam parasysh strukturën ritmike të Vallës së Pjetër Gacit), si dhe të vlerësoj harmonizimet që vijnë nga shkolla ruse (për shembull ato të ndërtuara mbi gradin e tretë të tonalitetit kryesor, shumë më pak të përdorura në muzikën e Paisiellos, Rossinit, Verdit, por edhe të Puçinit më modernist), deri te përdorimi...