Nga ëndrrat e izoluara te skenat gjigande botërore, një udhëtim me muzikën e Rita Orës
Edhe pse Tirana e viteve ’60 mbante peshën kryesore të jetës kulturore në vend, skena e saj artistike mbetej e zbehtë dhe e izoluar. Sipas mundësive, disa ndiqnin programet televizive të RAI-it dhe stacione të tjera të huaja në radio për të qenë pak të lidhur me jetën artistike të botës, për të njohur këngët dhe artistët e mëdhenj, koncertet e tyre në Romë, Paris, Londër, si një botë e pakapshme për ne. Prej koncerteve të muzikës së lehtë me “këngëtarë të jashtëm” në fillim të viteve ’80 kujtoj koncertin e artistes greke, Marinella në Pallatin e Sportit Partizani, në fund të viteve ’80 Albano dhe Romina Power, në stadiumin Qemal Stafa, një shfaqje e mrekullueshme që më mbush me emocion e nostalgji edhe sot.Atëherë...
Burimi:
kohajone.com