NGA EDISON YPI – Polici nuk është infermier…
Infermieri ka qenë, është, dhe do të jetë, sadopak polic. Polici kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do jetë infermier.Të dy, harroji ata të Diktaturës që ishin thjesht rrahës dhe vrasës, në Demokraci ku nuk ka subjektivizma, por Ligj, zbatim procedurash, edhe infermieri, edhe polici, nuk kanë autoritet vendimmarrës të tyrin. Janë instrumente: njëri i ruajtjes së rendit, tjetri i ruajtjes së shëndetit. Prej të cilëve, njëri zbaton urdhra, tjetri ekzekuton receta.Polici i Kurvit ishte një pisanjos i gërditshëm. Zakonisht një katundar me uniformë të varur, të cilit nuk i shteronte kurrë entuziazmi falënderues që e kishin marrë nga bajgat dhe baltrat, në qytet. Dhe për këtë ishte gjithmonë gati të rrihte e të vriste sa herë t’i tekej shefit, ose shefit të shefit....
Burimi:
sarandanews.com