Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

Qeveria italiane miratoi të martën, më 20 tetor 2026, një dekret të ri për sigurinë, duke parashikuar masa më të rrepta ndaj personave të përfshirë në akte dhune, vandalizmi dhe trazira publike. Vendimi vjen pas përplasjeve dhe incidenteve të regjistruara gjatë fundjavës në disa qytete të vendit, veçanërisht në Milano. Dekreti përfshin ndryshime në trajtimin penal të të miturve, zgjerimin e mundësive për arrestim pas kryerjes së veprave penale, dënime më të rënda për dhunën gjatë protestave dhe masa të reja për kompensimin e dëmeve të shkaktuara. Gjithashtu, në Milano do të dislokohen edhe 500 ushtarë shtesë për forcimin e sigurisë. Të miturit nga 14 deri në 18 vjeç, me rregulla më të rrepta penale Një nga ndryshimet kryesore lidhet me përgjegjësinë penale të të...