Nga CR7 te Barcelona, Joao Felix synon rikthimin në Evropë: Më mungon Champions, ja kush e meriton Topin e Artë

Nga CR7 te Barcelona, Joao Felix synon rikthimin në Evropë: Më mungon Champions, ja kush e meriton Topin e Artë

Arabia Saudite i ka rikthyer besimin dhe i ka dhënë hapësirë ​​të vazhdueshme loje, por João Félix nuk e konsideron të përfunduar kohën e tij në futbollin elitar evropian. Sulmuesi portugez, foli për gazetën “AS” rreth planeve të tij. “Kam menduar për t’u rikthyer në Evropë, ndonëse ndoshta jo menjëherë. Nuk e di nëse do të jetë në fund të këtij sezoni apo atij të ardhshëm, por dua të kthehem. Të luash në Evropë, të luash në Champions League dhe të luash me ekipet më të mira në botë, të jep motivim shtesë”, tha Felix. Portugezi shton se ndihet i transformuar nga përvoja e tij te Al Nassr: “Ndihem si një lojtar më i mirë; e kuptoj më mirë lojën dhe momentet e ndryshme të...