Nga bojkoti te Botërori, Erkand Qerimaj zgjidh përplasjen me Federatën
Zgjidhet ngërçi mes Erkand Qerimajt dhe Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Pas alarmit të ngritur një ditë më parë, kur sportisti shkodran njoftoi tërheqjen nga Kampionati Botëror për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e Federatës, situata duket se ka marrë një tjetër rrjedhë. Ka qenë vetë shtangisti ai që, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se gjithçka është zgjidhur. Megjithatë, sipas tij, kjo problematikë duhej të ishte trajtuar në kohë dhe me seriozitetin e duhur. Pavarësisht kësaj, 38-vjeçari është tashmë gati të marrë pjesë në Botëror. Një ditë më parë, Qerimaj reagoi publikisht, duke kundërshtuar vendimin që, sipas tij, e detyronte të konkurronte pa trajnerin në krah. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai kërkoi ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse, duke vënë në pikëpyetje...
Burimi:
javanews.al