NGA BEN BLUSHI – Ne jemi mesdhetarë më shumë se ballkanikë dhe evropianë më pak se mesdhetarë

NGA BEN BLUSHI – Ne jemi mesdhetarë më shumë se ballkanikë dhe evropianë më pak se mesdhetarë

Rastësisht dëgjova 500 studentë që thanë me një gojë Jam Mesdhetar. Megjithëse ata ishin të lumtur ngaqë po merrnin diplomat nga universiteti që mban këtë emër, unë mendova se kanë shumë të drejtë. Ne shqiptarët jemi mesdhetarë dhe ky është i vetmi status nga i cili nuk na ka lëvizur dot asnjë ushtri, asnjë pushtim dhe të cilin ne nuk e kemi mohuar kurrë. As romakët, as serbët, as bullgarët, as turqit,as italianët as gjermanët dhe as komunistët nuk na kanë nxjerrë dot nga Mesdheu. Ky është i vetmi rast kur kokëfortësia jonë ka prodhur një rezultat të dobishëm.Duke dashur të na hedhin në detin e historisë, na kanë lënë në detin më të bukur të botës. Në Mesdhe. Të jesh mesdhetar do të thotë...