Nga apokalipsi te ndryshimet klimatike, “Tanz im August” e kthen kërcimin në një forcë politike
Festivali ndërkombëtar i kërcimit “Tanz im August” ka përfunduar në Berlin, duke sjellë në skenat e qytetit një seri veprash që e shohin kërcimin jo vetëm si art, por edhe si mënyrë për të reflektuar mbi krizën politike, klimatike dhe shoqërore të kohës. Në këtë edicion, organizatorët e kanë vendosur theksin te kërcimi si një forcë politike, që krijon hapësira për dialog dhe përgjegjësi kolektive në një periudhë të pasigurt. Një nga shfaqjet më të fuqishme ishte “Après moi, le déluge” e kolektivit francez (La) Horde. Dymbëdhjetë kërcimtarë përballen me një botë në prag të katastrofës, ku skena shndërrohet në një hapësirë të çuditshme mes apokalipsit dhe kulturës pop. Figura monstruoze, zombie, sirena dhe krijesa të deformuara shfaqen në një rrëfim që nuk kërkon domosdoshmërisht...
Burimi:
kultplus.com