Nga Abissnet Superiore, te Ligji i Sponsorizimit dhe legjionarët. Gjithçka që u diskutua “Në Shtëpinë e Futbollit”
Emisioni i radhës i “Në Shtëpinë e Futbollit” në FSHF TV solli në vëmendje zhvillimet më të fundit në futbollin shqiptar, me fokus te protesta e studentëve dhe ndikimi i saj në aktivitetet sportive, mungesa e Ligjit të Sponsorizimit, si dhe rezultatet e javës së shtatë të kampionatit “Abissnet Superiore”. Nën drejtimin e moderatores Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin ish-futbollisti dhe analisti i futbollit, Ledio Pano, gazetari sportiv Gerti Çarçani dhe specialisti i futbollit, Florian Riza. Një nga temat kryesore të diskutimit ishte protesta e studentëve në Shqipëri dhe ndikimi i saj në botën e futbollit. Në emision u trajtua mbështetja e futbollistëve të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe e lojtarëve të Kombëtares shqiptare për kauzën e studentëve, si dhe qëndrimi i grupimeve ultras...
Burimi:
telesport.al