Nga 446 mijë në 511 mijë lekë/ Sa paguhen sot magjistratët dhe çfarë kërkojnë KLGJ e KLP
Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë kthyer në një nga përplasjet më të forta mes institucioneve, pas kërkesës për një rritje me 43% të pagës referuese, e cila do të sillte një tjetër nivel pagash për magjistratët. Por sa paguhen sot gjyqtarët dhe prokurorët dhe ku pozicionohen këto paga krahasuar me pjesën tjetër të administratës publike? Aktualisht, paga mesatare e një gjyqtari dhe prokurori, e cila përllogaritet duke përfshirë koeficientin dhe vjetërsinë, qëndron në nivelin e 156 mijë e 800 lekëve. Nëse ndalemi sipas kategorive, duke nisur nga struktura e posaçme SPAK, një prokuror i posaçëm me vjetërsi pune mbi 10 vjet paguhet mbi 446 mijë e 56 lekë. Një prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme 270 mijë e 537 lekë, një prokuror pranë Gjykatës së...
Burimi:
javanews.al