Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!
Delegacioni izraelit është parë duke lëvizur nëpër sallën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke kontrolluar dhe evidentuar se cilat delegacione ishin larguar gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Dhjetëra përfaqësues të vendeve të ndryshme u larguan nga salla pak pasi Netanyahu mori fjalën, në një veprim proteste ndaj politikave të Izraelit dhe zhvillimeve të luftës në Lindjen e Mesme. Largimi i delegacioneve u vu re menjëherë në sallën e Asamblesë së Përgjithshme, ndërsa Netanyahu vazhdoi fjalimin përpara përfaqësuesve, që qëndruan në vendet e tyre. Në anën tjetër, anëtarët e delegacionit izraelit qëndruan në sallë gjatë gjithë fjalimit dhe duartrokitën disa prej deklaratave të kryeministrit. Ndërsa vuri re largimin e përfaqësuesve, Netanyahu iu referua drejtpërdrejt këtij veprimi gjatë fjalimit të tij. “Nëse...
Burimi:
javanews.al