Netanyahu për protestat e dhunshme në Francë: Vendi i është nënshtruar pushtimit të islamit ekstremist

Netanyahu për protestat e dhunshme në Francë: Vendi i është nënshtruar pushtimit të islamit ekstremist

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën në mbrëmje se Franca, e cila u godit nga incidente të dhunshme dhe plaçkitje gjatë fundjavës, “i ishte dorëzuar pushtimit të Islamit ekstremist”. “Ata nuk u përgatitën me kohë, thjesht hoqën dorë, iu nënshtruan pushtimit të islamit ekstremist “, tha Netanyahu.  “Luftoni, mos lëvizni në mënyrë paqësore, luftoni ekstremistët”, tha Netanyahu në përgjigje të gazetarit i cili e pyeti se çfarë këshille do t’i jepte Francës. Kryeministri izraelit tha se e kishte paralajmëruar Presidentin Francez Emmanuel Macron pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit: “Nëse nuk i eliminojmë këtu, do t’i keni në Paris “, i tha ai. “Dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh”, pohoi ai. Retorika e Netanyahut i bën jehonë asaj...