Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit rikujton se më 25 shtator 2026 përfundon afati i aplikimeve për programin e posaçëm të kredive me interes 0%, të dedikuara për punonjësit e administratës publike për blerjen e një banese. Programi parashikon financimin e blerjes së banesës sipas çmimit të referencës, ndërsa sipërfaqja e banesës përcaktohet në përputhje me certifikatën familjare. Rreth 2100 punonjës të administratës publike kanë aplikuar deri tani për kredinë me zero për qind interes për blerjen e një banese, ndërsa në dispozicion janë 300 kuota. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se aplikimet, të hapura më 27 gusht, do të vijojnë deri ditën e nesërme, datë 25 shtator. “Numrat na bëjnë shumë përshtypje, pasi shumë njerëz kërkojnë një mundësi për...