Nesër ndryshimi i orës, ja si të përshtatni ritmin me orën dimërore
Këtë të diel, akrepat e orës do të kthehen nga ora 03:00 në 02:00, çka do të thotë se do të kemi një orë më shumë për të fjetur. Tingëllon shumë mirë, apo jo? Megjithatë, organizmi ynë nuk funksionon sipas akrepave të orës, ndaj ditët në vijim mund të ndihemi më të lodhur dhe më të irrituar se zakonisht. Shkak është ora jonë e brendshme, e njohur edhe si ora biologjike, e cila rregullon se kur na vjen gjumi, kur zgjohemi dhe në cilat orë të ditës kemi më shumë energji. Edhe një ndryshim prej vetëm një ore mund të prishë përkohësisht ritmin e zakonshëm, veçanërisht te personat më të ndjeshëm. Shumë njerëz mund të mendojnë se, meqë do të kenë një orë më shumë,...
Burimi:
argjiroja.net