“Nëse evidentohen parregullsi do të merren masa”- 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar sot (31 gusht) pas ndarjes nga jeta të pacientes shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, duke shprehur ngushëllimet për familjarët dhe duke bërë me dije se rasti do t’i nënshtrohet një vlerësimi të plotë. Në deklaratën zyrtare, ministria thekson se ka kërkuar një vlerësim të pavarur për mënyrën se si është menaxhuar rasti, nga momenti i paraqitjes së pacientes në institucionin shëndetësor deri në përfundimin e trajtimit. Sipas MSHMS, qëllimi është që procesi të shqyrtohet në mënyrë profesionale dhe të paanshme, duke analizuar çdo hallkë të kujdesit të ofruar. Ministria deklaron se do të ndjekë me përgjegjshmëri rezultatet e vlerësimit dhe se, nëse evidentohen shkelje, mangësi apo parregullsi në trajtimin e pacientes, do të ndërmerren masat përkatëse në përputhje...
Burimi:
javanews.al