“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!
Pas 9 vitesh, Ivan Balliu e ka mbyllur karrierën e tij me Kombëtaren Shqiptare. Mbrojtësi kuqezi deklaroi tërheqjen e tij dhe përmes një postimi në rrjetet sociale ai dha një mesazh emocionues për të shfaqur domëthënien që ka pasur mbajtja e fanellës kuqezi teksa shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij edhe ndaj shokëve të skuadrës por edhe ndaj tifozëve për mbështetjen pa kushte të tyre. ‘Nëntë vite më parë, nisa një rrugëtim që do të kthehej në një nga kapitujt më domethënës të jetës sime. Sot, duke parë pas, kuptoj se sa shumë më ka dhënë kjo fanellë. Nëntë vite emocionesh, sakrificash, miqësish dhe kujtimesh të paharrueshme. Kombëtarja u bë familja ime e dytë dhe përfaqësimi i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një nga nderet më...
Burimi:
javanews.al