Nëntë të arrestuar në Zubin-Potok, dyshohen për krime lufte ndaj popullsisë civile
Nëntë persona janë arrestuar në Zubin-Potok, nën dyshimin për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë. Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit dhe është koduar nga Policia e Kosovës si “Dosja 23”. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimet janë kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me njësitë e tjera të specializuara dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale. Të nëntë personat dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Operacioni lidhet me rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve të Mitrovicës”, një prej dosjeve të krimeve të luftës që lidhet me personat e zhdukur gjatë vitit 1999. Në fund të korrikut, në Kalludër dhe Jabukë nisën gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore....
Burimi:
ntv.al