Nënkryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës thoshte se serbët vuajnë më keq se në kohën e Perandorisë Osmane
Deputetja serbe Tanja Vujoviç u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo mori edhe votat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi bashkëpartiakë të saj nga Lista Serbe nuk arritën t’i merrnin votat e nevojshme. Vujoviç është dekane e Universitetit të Mitrovicës së Veriut, i cili funksionon sipas sistemit të Serbisë. Dekanja e institucionit paralel, të cilit serbët i referohen si universiteti “me seli të përkohshme në Mitrovicë” ka folur disa herë për pozitën “jashtëzakonisht të vështirë” të serbëve në Kosovë, shkruajnë mediat në Prishtinë. “Çdokush duhet të jetë i vetëdijshëm se pozita e serbëve në këto zona është jashtëzakonisht e vështirë dhe mund të krahasohet me periudhën e Perandorisë Osmane, kur serbët paguanin taksa dhe haraçe të ndryshme. Nuk e teproj kur them se situata...
Burimi:
javanews.al