Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi: Edi Rama nuk do ta mbajë dot me forcë pushtetin!
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas video-mesazhit të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit se nuk ka mbajtur përgjegjësi për skandalin e lidhur me Shërbimin Informativ të Shtetit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi deklaron se Rama nuk ka dhënë shpjegime për çështjen që lidhet me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndërsa sipas tij, kryeministri ka fajësuar SPAK-un dhe mediat opozitare. Ai pshprehet se Rama nuk ka pranuar përgjegjësi politike, pavarësisht se Hyseni është emëruar në krye të SHISH gjatë qeverisjes së tij. Këlliçi kundërshton gjithashtu argumentin e Ramës se emërimi i saj ishte mbështetur në vlerësimet e partnerëve ndërkombëtarë. Sipas tij, kryeministri “normalizoi” atë që ai e cilëson si një goditje të rëndë ndaj sigurisë kombëtare, ndërsa...
Burimi:
kohajone.com