Nënë e dy fëmijëve të mitur/ Pas Greta Gjocit, GJKKO pezullon për 6 muaj dënimin e Antoneta Malos

Nënë e dy fëmijëve të mitur/ Pas Greta Gjocit, GJKKO pezullon për 6 muaj dënimin e Antoneta Malos

foto ilustruese TIRANË- Një tjetër grua e dënuar për mashtrim dhe zhvatje përmes Call Centerave, pjesë e grupit të Bruno Çobos, do të lirohet nga qelia. Pas Greta Gjocit, tashmë do të lirohet edhe Antoneta Malos, ndaj të cilës GJKKO ka pezulluar me gjashtë muaj ekzekutimin e dënimit, pasi është nëna e dy fëmijëve të mitur, 3 vjeç dhe 1 vit e 3 muaj. Malos depozitoi kërkesën për shtyrje të dënimit përmes avokatit të saj në të njëjtën ditë me Greta Gjocin. Kjo e fundit, një ditë pasi u transferua në burgun e Pojskës në Pogradec bashkë me foshjën 3 muajshe, u lirua pasi GJKKO pranoi shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.  Njoftimi i plotë 1. Kërkuesja Antoneta Malo (Pepkolaj) më datë 05.10.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës...