Nëna me foshnjën 4-muajshe u dënua me rreth 7 vite burg nga GJKKO, Avokati i Popullit nis verifikimin për rastin në Burgun e Pojskës
Rasti i një gruaje të dënuar me burgim, e cila ndodhet në institucionin e vuajtjes së dënimit në Pojskë së bashku me foshnjën e saj 4-muajshe, ka tërhequr vëmendjen e Avokatit të Popullit. Në një reagim për interesin e medias, institucioni bën me dije se sot një grup pune i Mekanizmit për Parandalimin e Torturës ka shkuar në burgun e Pojskës për të verifikuar situatën dhe rrethanat e rastit. “Një grup pune i Institucionit të Avokatit të Popullit, konkretisht Mekanizmi për Parandalimin e Torturës, po shkon në burgun e Pojskës, për të verifikuar situatën lidhur me dënimin e një zonje, që është njëherësh edhe nënë e një foshnje 4 muajshe”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit. Institucioni deklaron se pas përfundimit të monitorimit do...
Burimi:
javanews.al