Nelson Hysa del “ballë për ballë” me Agit Kabayel, fton shqiptarët ta mbështesin më 28 nëntor
6 Tetor 2026 16:11 Telesport Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka patur të martën një takim “ballë për ballë” me rivalin gjerman Agit Kabayel, ndaj të cilit do të përballet me 28 nëntor në Dulsedorf të Gjermanisë. Dueli mes tyre është i vlefshëm për titullin kampion bote në peshën e rëndë, kategoria WBC. Ky takim është shoqëruar edhe me një konferencë për shtyp, ku të dy boksierët premtuan fitore. “I ftoj të gjithë shqiptarët që të vijnë në stadium për të mbështetur. Atë ditë do të festojmë si Pavarësinë ashtu dhe fitimin e titullit kampion bote”, deklaroi Nelson Hysa, i pamposhtur në ring (25 fitore). “Falënderoj rivalin tim dhe stafin e tij që pranuan ofertën time për këtë duel dhe tani kam mundësi të dueloj për...
Burimi:
telesport.al