Negociatorët tregtarë kinezë dhe amerikanë do të takohen këtë fundjavë përpara samitit Xi-Trump
Negociatorët kryesorë tregtarë amerikanë dhe kinezë do të takohen në Uashington këtë fundjavë për bisedimet e fundit përgatitore midis dy palëve, përpara një takimi vendimtar midis Presidentit Donald Trump dhe homologut të tij kinez Xi Jinping. Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, konfirmoi të mërkurën se do të takohet me zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng të dielën, raportoi South China Morning Post. Trump pritet të presë Xi më 24 shtator në Uashington. Bessent dhe përfaqësuesi tregtar i SHBA-së, Jamieson Greer, do të presin zëvendëskryeministrin kinez dhe delegacionin e tij për një raund të fundit negociatash, ndërsa të dy palët po përpiqen të kapërcejnë mosmarrëveshjet mbi një sërë çështjesh tregtare. “Me Kinën, kemi pasur disa diskutime shumë të mira private dhe mezi pres që ato të...
Burimi:
syri.net