Negociatat e paqes/ Kallas paralajmëron BE-në për kurthin e Putinit

Negociatat e paqes/ Kallas paralajmëron BE-në për kurthin e Putinit

Shefja e politikës së jashtme të BE-së ka paralajmëruar kundër “hyrjes në kurthet që po ngre Rusia ”, ndërsa tha se Moska po përpiqej të fillonte një debat rreth sigurisë evropiane me qëllim që të largonte vëmendjen nga agresioni i saj. “Kemi një agresor dhe një viktimë, dhe agresori nuk ka shqetësime për sigurinë”, tha Kaja Kallas me të mbërritur në një samit të liderëve të BE-së në Dublin. “Askush nuk i ka sulmuar ndonjëherë ata. Ata kanë sulmuar të tjerë. Dua të them, mbani fokusin, njerëz”, theksoi ajo. Në bisedimet mbi luftën në Ukrainë, Rusia ka ringjallur kërkesat e saj të ashpra për një rishikim total të sigurisë evropiane, kërkesa që u refuzuan në vitin 2021 sepse u konsideruan si shkelje e sovranitetit të...