Në Shqipëri po shfaqet një fashizëm i ri/ Erion Braçe shpërthen pas sulmeve ndaj deputetëve
Një ditë pas sulmit verbal dhe përplasjes me disa protestuese ndaj deputetes Iris Luarasi, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si shfaqje të një “fashizmi të ri” në Shqipëri. Braçe tha se sulmet nuk janë kufizuar vetëm te rasti i Luarasit, por, sipas tij, kanë prekur edhe deputete të tjera. Ai pretendoi se ato janë ndaluar me forcë teksa po dilnin nga parkimi i qendrave tregtare “Toptani”, duke iu kufizuar liria e lëvizjes dhe duke u dëmtuar edhe automjetet. Braçe u ndal veçanërisht te mesazhet drejtuar deputeteve se kanë bërë një “zgjedhje të gabuar historike”, duke e cilësuar këtë si një cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së zgjedhjes politike. Sipas tij, në një vend demokratik, bindjet politike...
Burimi:
ntv.al