Në pritje të votimit për 46 bashki, qytetarët jashtë Kuvendit: Anuloni Reformën Territoriale

Në pritje të votimit për 46 bashki, qytetarët jashtë Kuvendit: Anuloni Reformën Territoriale

Protesta e 131-të ka marrë një tjetër formë këtë mbrëmje të së enjtes, duke u zhvendosur pranë ambienteve të Kuvendit, në një kohë kur brenda godinës zhvillohet seanca plenare për votimin e reformës së re territoriale të propozuar nga mazhoranca. Që prej orëve të paradites, qytetarë të shumtë janë mbledhur përballë Parlamentit, ku janë përballur me një prani të shtuar të forcave të policisë. Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre të fortë ndaj projektit për ndarjen e re administrative të vendit. Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, qytetarët kanë kërkuar anulimin e menjëhershëm të votimit të reformës territoriale, ndërsa një tjetër kërkesë e artikuluar gjatë tubimit ka qenë dorëheqja e qeverisë. “Duhet të shkrihet qeveria, jo bashkitë”, është një prej mesazheve që ka shoqëruar protestën....